Sipërmarrja më e re në Vermosh i shtohen ofertës turistike të zonës

2

Vermoshi, 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve turistike më të vizituara alpine.

Columbus Villas është një nga sipërmarrjet më të reja në Vermosh të Malësisë së Madhe mes peizazhit të mrekullueshëm që i shtohet ofertës turistike të kësaj zone.

Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit. Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.

/ata.gov.al