Bletët, më produktive gjatë pandemisë/ Cili është qarku që “dominon” tregun e mjaltit në Shqipëri?

33

Më shumë mjaltë gjatë pandemisë! Raporti më i fundit i INSTAT tregon se prodhimi i mjaltit në vitin 2020 ka shënuar një rritje me 11.47%, krahasuar me vitin 2019.

Nga 4.116 ton në vitin 2019, vlera arriti në 4.599 ton në vitin pandemik.

Referuar të dhënave të INSTAT, qarqet ku është shënuar prodhimi më i lartë janë Shkodra, me 21.4% dhe Vlora me 14.7% të prodhimit të përgjithshëm.