Sitet arkeologjike në Durrës në një biletë të vetme

6

Monumentet arkeologjike janë ndër asetet më të rëndësishme që e kanë bërë Durrësin si kryeqendrën e turizimit në vendin tonë.

Thuajse të gjithë vizitorët e huaj në pjesë të agjendës së tyre turistike në Durrës kanë vizitat në sitet arkeologjike, ku trashëgimia, kultura dhe historia e lashtë që pasqyrohet jo vetëm tërheq vizitorët, por edhe i njeh ata me zhvillimin e hershëm që ka pasur Durrësi si pjesë e qytetërimeve më të hershme në kontinentin tonë.

Nisur nga kjo pasuri, menaxhimi i siteve arkeologjike, edhe vizitueshmëria e tyre pritet të bëhet në një paketë të përbashkët, duke përfshirë një guidë në tri zonat më të rëndësishme arkeologjike të qytetit.

Kjo paketë pritet të zgjerohet edhe me restaurimet që po kryhen në disa prej monumenteve të trashëgimisë arkeologjike, ndërsa po punohet edhe për ndriçimin e tyre gjatë natës. Që nga fillimi i këtij viti, sitet arkeologjike të Durrësit janë vizituar nga të paktën 20 mijë vizitorë, kryesisht të huaj.

/ata.gov.al