Sitet arkeologjike Vlorë, hyrje falas për vizitorët

357

Gjatë ditëve festive të këtij muaji, vizitorët do të mund të kenë mundësi të vizitojnë të gjitha monumentet dhe sitet arkeologjike të qytetit të Vlorës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën të ditur se “përfitojnë hyrje të lirë me tarifë zero, të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha monumentet dhe sitet si Parku Arkeologjik i Amantias, Parku Arkeologjik i Orikut, Parku Arkeologjik i Finiqit, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Himarës, Kalaja e Porto Palermos, Kisha e Shën Kollit në Mesopotam dhe Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë”.

Ditët festive të muajit shtator janë:

5 Shtator 2018 – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
– 26-27-28-29-30 Shtator 2018 – Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.