Delvinë, ura e gurtë e Çinës drejt restaurimit

235

Ura e gurtë e Çinës, në Delvinë, monument kulture i kategorisë së I-rë do t’i nënshtrohet restaurimit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se për restaurimin e urës, e cila është lehtësisht e vizitueshme, do të kujdeset Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare Vlorë.

Ura e Çinës, ndodhet në rrugën mesjetare Delvinë – Bregdet, kalldrëmi i së cilës ruhet akoma mirë, kalon rrëzë vargmalit dhe është ndërtuar me gurë të mëdhenj, të vendosur pa rregullsi e të plotësuar me gurë të vegjël.

Sipas gojëdhënës, ura është ndërtuar për nder të një gruaje. Ka vetëm një hark në formë segmenti rrethor me mbështetje të pjerrëta, duke pasur 2.5 m. lartësi mbi nivelin e ujit. Gjerësia e urës është 2 m dhe kalldrëmi i saj ka pasur nga të dyja anët një parapet guri me 0.40 më lartësi të realizuar me kolona guri.