Skema Kombëtare/ Rreth 3 mijë fermerë përfitojnë mbështetje në bletari

33

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, të 2933 fermerët në shkallë vendi, aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2022 “Për mbarështimin e bletarisë”, janë përfitues të kësaj mase.

Sipas MBZHR, aktualisht deri tani janë financuar rreth 1037 bletarë me një fond total prej 121 milionë lekë për rreth 121 mijë koshere bletësh në prodhim.

Këtë vit janë 20 % më shumë fermerë të kualifikuar që përfitojnë nga Skema Kombëtare, për Masën 7 të mbështetjes në Bletari.

Bletaria renditet e dyta, pas blegtorisë, për sa i takon numrit më të madh të aplikimeve, por edhe numrit të fermerëve përfitues.

Skema Kombëtare me 37 milionë dollarë ka në fokus përmirësimin e strukturave të prodhimit në bujqësi nëpërmjet rritjes së nivelit të bashkëpunimit midis fermerëve, të mundësojë rritjen e nivelit të formalizimit në bujqësinë shqiptare.

Skema Kombëtare është një ndër politikat mbështetëse financiare, që zbaton qeveria prej disa vitesh për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.