Sociologët: Rikthimi në shkollë, ndikim pozitiv tek fëmijët

13

Sociologu i mirënjohur, profesor Edmond Dragoti tha për Euronews Albania se vendimi për hapjen e shkollave do të ketë një ndikim shumë pozitiv për fëmijët, jo vetëm në procesin e edukimit, por edhe të socializimit.

“Dalja nga ky izolimi social në një mjedis shoqëror që ofron shkolla me moshatarët e tyre, fëmija ka mundësi të shkëmbejë mendime dhe e bëjnë të lehtësohet nga stresi.”, u shpreh sociologu.

Sociologu sugjeroi që nisur nga situata, fëmijët të lehtëson përmes mësimit të kombinuar me lojën dhe mësimit në shkollë të kombinuar më atë online, duke shkurtuar në këtë mënyrë jo vetëm orët e mësimit, por edhe ditët e mësimit në shkollë.

“Mund të shkurtohen edhe ditët e mësimit, mësimi në klasë duhet të kombinohet me mësimin në shtëpi që të ruajmë fëmijët nga komunikimi i drejtpërdrejtë por edhe të stimulojmë edukimin e tyre maksimal”, tha sociologu.