Solidaritet/ Mjeku shqiptar që shërben në Itali dhuron 1 mijë maska për kolegët në Tiranë

49

Mjeku shqiptar Genc Kapxhiu, i cili ndodhet në vijën e parë kundër COVID-19 në urgjencën e spitalit të Arezzos në Itali ka dhuruar mbi 1000 maska për kolegët e tij shqiptarë.

“Në këtë situatë të vështirë siç e kemi kaluar edhe ne mjekët në Itali menduam të dhuronim këto maska për kolegët tanë në spitalin Infektiv në Tiranë. Në bashkëpunim me “Lions Club Arezzo” ne jemi munduar që të ndihmojmë. Nuk e di se sa mund të zgjasë kjo pandemi, por këto maska mund të duhen gjithmonë”, shprehet Genc Kapxhiu.

Mjeku ka bërë gjithashtu apel për kujdes shumë të madh kundër këtij virusi.