Sondazhi: Shqipëria, vendi me optimizëm për të ardhmen

0

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Shqipëri zbuloi se vendi ynë mbetet një nga pak vendet ku qytetarët ndihen optimistë për të ardhmen e tyre.

Konkretisht, rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë për ta dhe familjet e tyre.

Ndërkohë që shumë vende të Europës po përballen me pakënaqësinë në rritje të qytetarëve mbi ekonominë, shqiptarët kanë ende besimin se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Vetëm disa ditë më parë një anketim i Forumit Ekonomik Botëror zbuloi se ekonomia dhe rënia e saj mbetet shqetësimi madhor i Europës. Kjo pasi në më shumë se 20 vende – duke përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar – rënia ekonomike u cilësia si problemi kryesor gjatë dy viteve të ardhshme.

Pak javë më parë, mediet gjermane raportuan se Gjermania ndodhet në rrugën e recesionit të saj të parë dyvjeçar që nga fillimi i viteve 2000, pasi ekonomia e saj u tkurr në vitin 2023 mes ndikimit të kostove më të larta të energjisë dhe kërkesës më të dobët industriale.

Zyra kombëtare gjermane e statistikave tha se krizat e shumta që prekën ekonominë kishin kontribuar në një rënie prej të produktit të brendshëm bruto në 2023. Duke reflektuar ndikimin e faturave të larta të energjisë dhe kostove të huamarrjes tek konsumatorët, konsumi i familjeve ra ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Në ndërkohë, sondazhi i IRI për Shqipërinë thekson se ekonomia dhe korrupsioni mbeten sfidat kryesore sikurse në çdo vend tjetër, por ajo që bie në sy është fakti se shqiptarët besojnë ende se vendi i tyre gjendet në drejtimin e duhur.

/ata.gov.al