Studimi/ Nxënësit kinezë, më të mirët në botë në shkencë, matematike dhe lexim

47

Një studim ndërkombëtar ka zbuluar se nxënësit kinezë janë të parët në botë përsa iu përket aftësive në lexim, matematikë dhe shkencë.

Testi, i administruar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), iu dha 600,000 15-vjeçarëve në 79 vende.

Testi synon të shërbejë si një matës global për sistemet arsimore në pjesë të ndryshme të botës dhe brenda kushteve të ndryshme socio-ekonomike. Rezultatet treguan se studentët nga katër provincat e Kinës – Pekini, Shangai dhe provincat lindore të Jiangsu dhe Zhejiang morën vlerësimin më të lartë.

Ekspertet thonë se performanca aktuale e studentëve të një vendi parashikon potencialin e ardhshëm ekonomik.