Turi çiklistik “Stafeta e Vlerave”, çel aktivitetin e festimeve të “Ditës së Verës”

0

Siparin e festimeve të “Ditës së Verës” në Elbasan e ka hapur turi çiklistik, ku të gjithë moshat kanë pedaluar në qytet, duke vijuar kështu traditën e çiklizmit.

I titulluar “Stafeta e Vlerave” turi është organizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Akademinë Olimpike Shqiptare, Zyrën Vendore Arsimore Elbasan dhe bashkinë e Elbasanit.

Sporti ndihmon për një jetë të shëndetshme, i tillë është edhe sporti i çiklizmit, biçikleta, e cila na ndihmon të kemi edhe një mjedis të pastër. Aktivitete të tilla shërbejnë për të promovuar, jo vetëm vlerat e çiklizmit, por edhe ndikimin që ka sporti në përgjithësi, për të pasur një jetë të shëndetshme, fizike, psikologjike, emocionale e sociale.

Në Elbasan do të zhvillohen të tjera aktivitete për t’u mbyllur në orët e para të mëngjesit me koncertin e madh festiv në qendër të qytetit.