Rejhan Bellani, 14-vjeçari me prejardhje nga Kosova, muzikën e ka pasion dhe nuk ka studiuar në shkollë muzike.
Por ai ka arritur të mahnisë jurinë në një garë artistike për fëmijë në Suedi.
Rejhan është shprehur krenar për vendlindjen e babit të tij Kosovën dhe tha se dëshiron t’i tregojë botës se Kosova është një shtet i ri dhe i vogël, por që ka shumë talente ndërkombëtare.