Zbardhet rritja e pagave në arsim/ Nga mësuesit e ciklit të ulët tek drejtorët e shkollave të mesme, ja sa përfitojnë

227

Viti 2021 nisi me një lajm të mirë për mësuesit pasi hyri në fuqi rritja e pagave edhe për këtë kategori. Sipas vendimit, nga 1 janari i vitit që sapo kemi hyrë, pagat e mësuesve janë rritur me 15%.

Mediat kanë zbardhur edhe strukturën e re të pagave, nga edukatoret në kopshte deri te gjimnazet.

Rritja e pagave për mësuesit bëhet në varësi të pozicionit që kanë. Pavarësisht se rritja e pagës është në nivelin 15%, përfitimi nuk është i njëjtë, pasi rritja bëhet në shtesën për pozicion.

Rritjen më të madhe e përfitojnë drejtuesit e shkollave të mesme me mbi 700 nxënës. Për këtë kategori shtesa në pozicionin bruto ishte 61 000 dhe tani bëhet 70 150. Në këtë rast, rritja bruto është 9150 lekë, ndërsa neto 6936 lekë.

E njëjta skemë ndiqet edhe për kategoritë e tjera. Shihni tabelën e mëposhtme për të mësuar rritjen e pagave sipas kategorive.

Zbardhet rritja e pagave në arsim/ Nga mësuesit e ciklit të

Paga mesatare e sistemit arsimor në Shqipëri për vitin 2020 ishte 65.800 lekë, e cila me rritjen prej 15% arrin shifrën 72.000 lekë.