“Sweatcoin”, aplikacioni që ju paguan për të ecur

351

Nëse jeni dembelë dhe përtoni të bëni disa hapa për të mirën e shëndetit tuaj, por preferoni të rrini në kafe, atëherë teknologjia ka menduar për ju.

“Sweatcoin” është aplikacioni që ju paguan për të ecur.

Ky aplikacion për momentin është disponibël vetëm në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe në SHBA, por është njoftuar se shumë shpejt do të vijë edhe në Europë.

Por, si funksionon?

Është e thjeshtë, për çdo 1000 hapa të bërë, të cilët maten nëpërmjet GPS, ju fitoni një “sweatcoin”, e thënë ndryshe 15 sweatcoin janë të barabarta me 25 dollarë.

Shumën e mbledhur mund ta shpenzoni në një dyqan virtual(online) të lidhur me platformën e aplikacionit, ku mund të gjesh gjithçka nga veshmbathjet, libra, pajisje elektronike dhe pajisje teknologjike.

Për të blerë pajisjet më të shtrenjta natyrisht duhen mijëra sweatcoin. Nuk vlejnë aktivitetet në ambient të mbyllur (pra ecja në palestër) por vetëm hapat në ajër të pastër.

Prej disa javësh në krye të App Store amerikan dhe atë britanik, aplikacioni me seli në Londër ka siguruar tashmë 6 milionë dollarë financim dhe pavarësisht disa kritikave, numri i përdoruesve të tij ka arritur rreth 5 milionë.

Aplikacioni ka edhe kufizime të tjera. Nëse ofertat nisin nga 10 sweatcoin, është e vërtetë që në regjistrimin falas ju mund të fitoni maksimumi pesë sweatcoin në ditë. Të kalosh në nivelin tjetër, duke paguar pesë monedha në muaj, do të thotë të mbledhësh deri në dhjetë sweatcoin në ditë. Aplikacioni ka ndër të tjera një formë monetizimi që bazohet në ofertat publicitare që shoqërojnë atë që e përdorin aplikacionin.

Të flasësh për shpërblime në kriptovalutë është megjithatë jokorrekte: Sweatcoin nuk bazohet në teknologji blockchain, sweatcoin nuk janë të konvertueshme në valuta të tjera dhe është e pamundur të “dalësh” nga kufijtë e aplikacionit. Bëhet fjalë, të paktën për momentin, për një ekosistem të mbyllur që synon të shpërblejë përdoruesit falë pikëve të fituara me lëvizje.

Burimi: Opinion.al