Swedish Nomad: Ksamili, perla e fshehur e Shqipërisë

22

Ksamili ka filluar të tërheq më shumë vizitorë gjatë viteve të fundit.

Kjo perlë e fshehur gjendet në rivierën shqiptare dhe sigurisht se është një prej plazheve më të mira në Evropë, shkruan “Swedish Nomad”.

Çfarë duhet të pritni nga ky vend? Epo, posa të jeni në Ksamil, ju mund t’i shijoni plazhet magjepsëse që karakterizohen me rërë të bardhë e ujë të kristaltë.

Më shumë info rreth Ksamilit nga media suedeze

Ksamili është një fshat i vogël në pjesën jugore të Shqipërisë. Vendasit për një kohët ë gjatë e kanë shfrytëzuar këtë vend për not dhe për pushime, por tek së fundmi vendi ka filluar t’i tërheq turistët e huaj.

Ksamili kryesisht njihet për plazhet me rërë të mirë dhe ujë të kristaltë – e veçanërisht në ishujt që gjendet aty. Këto ishuj janë të pabanuara dhe mund të shkoni aty me anije apo barkë.

Në fshat jetojnë rreth 4000-5000 njerëz dhe turizmi është duke u rritur çdo vit.

Sidoqoftë, ende ka vende të ‘fshehta’ nëse jeni duke kërkuar për paqe dhe qetësi gjatë pushimeve.

Fshati ka shumë sharm, ndërkaq është i mbushur me restorante të vogla e komode që e shërbejnë kuzhinën shqiptare.

Afër Ksamilit mund ta vizitoni edhe Sarandën, Syrin e Kaltër, Gjirokastrën dhe Butrintin.