Filmi shqiptar “Rruga”, pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kansas

30

Filmi “Rruga”, me regji të Besim Ugzmajlit është përzgjedhur për Festivalin e 19-të Ndërkombëtar të Filmit në Kansas, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.

Për filmin “Rruga”, Ugzmajli ka zgjedhur temën e trafikimit me qenie njerëzore. Personazhet, Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë.

Regjisori ka njoftuar se filmi tashmë është përzgjedhur për Edmonton Film Festival në Kanada, festival i akredituar nga Akademia Oscars, për të propozuar për Oscars, në rast se filmi triumfon në këtë festival respektiv.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin.