Tabela/ Sa ferma të mëdha BIO ka në Shqipëri dhe si ndahet aktiviteti i tyre

31

INSTAT raportoi se në të gjithë vendin tonë ushtronin aktivitet 81 ferma BIO.

40 ferma ose 50 për qind e totalit janë të destinuara për prodhimin e bimëve mjekësore dhe medicinale për eksport, 12 ferma ose 15 për qind e totalit janë ullishte që prodhojnë Bio dhe pjesa tjetër janë arrorë dhe gështenja që rriten në gjendje të egër.

Prodhimi Bio ka potenciale të larta për eksport dhe zhvillimi i turizmit. Miliona vizitorë të huaj që vizitojnë vendin tonë në kohë normale janë të interesuar të konsumojnë produkte cilësore dhe Bio. Ndërsa kërkesa për eksport për këto prodhime është gjithmonë në rritje.