Taksitë, furgonët apo autobuzët, çertifikatat me vetëdeklarim

55

Duke nisur nga dita e sotme, automjetet e licencuara për transport udhëtarësh dhe taksitë, nuk do të kenë nevojë të paraqiten në komision por mund të bëjnë vetëdeklarim online.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se duke nisur nga 15 prilli do të aplikohet procedura e re që thjeshton procedurën e rinovimit të Komoditetit (detyrim për të gjithë zotëruesit e mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh e taksi!) duke ofruar Rinovimin me vetedeklarim onlinë.

Referuar njoftimit, kontrolli do jetë me short ose te pika e kolaudimit.