TAP ka investuar rehabilitimin e sistemit vaditës në Kuç-Bilisht

99

Edhe tokat më të mira kanë nevojë për vaditje, në mënyrë që të prodhojnë në kapacitetin e tyre të plotë.

Fermerët në fshatrat Kuç dhe Bilisht, në juglindje të Shqipërisë, në 20 vitet e fundit nuk kishin mundësi të përdornin plotësisht tokat e tyre pjellore, për shkak të sistemit vaditës në kushte shumë të këqija.

I vendosur për të ndihmuar, TAP filloi diskutime të hollësishme me autoritetet lokale dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për t’u siguruar që mbështetja e ofruar ishte në linjë me përpjekjet e tyre për të ndihmuar agrikulturën në këtë rajon.

Tashmë, më shumë se 2000 persona përfitojnë nga investimi i TAP.

Mbi dy kilometra kanale vaditëse dhe kulluese janë rehabilituar që rrisin prodhimtarinë e më shumë se 130 hektarësh tokë të punueshme.