Tartë me Zemra – Receta e Shpejtë e Ëmbëlsirës së Shijshme

27

Kjo është një ëmbëlsirë e shijshme, ideale për t’a dhuruar dhe për të argëtuar njerëzit që dashuroni në ditën e Shën Valentinit, por pse jo edhe në raste gëzimesh.

Receta është perfekte edhe për fillestarët në kuzhinë, sepse nuk ka asnjë vështirësi të lartë. Edhe pse ne kemi zgjedhur reçelin me kajsi, ju mund të zgjidhni reçelin tuaj të preferuar. Shija do të mbetet fantastike!

Mësoni si ta përgatisni tartën me zemra duke ndjekur recetën hap pas hapi nga AgroWeb.org.

Përbërësit

300 g miell

150 g gjalpë

80 g sheqer

1 vezë

2 të verdha veze

1 limon

Kripë për shije

Reçel kajsie

Përgatitja

Filloni duke përgatitur brumin.

Bashkoni në sipërfaqen e punës, miellin, sheqerin, lëkurën e limonit të grirë dhe gjalpin e fprerë në copa të vogla dhe shtoni pak kripë. Përpunojini përbërësit shpejt me majat e gishtave.

Më pas shtoni vezët dhe 2 të verdhat e tyre dhe përziejini mirë derisa të përftoni një masë të lëmuar dhe homogjene.

Formoni një top me brumin e përftuar, mbështilleni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të paktën 1 orë.

Pas kohës së pushimit, hapeni brumin në sipërfaqen e punës të spërkatur me me miell.

Hapeni masën me delikatesë në një tavë me diametër rreth 26 cm, të lyer mirë me gjalpë. Mos harroni të ruani mënjanë pak brumë për hapin tjetër.

Shponi pjesën e poshtme me dhëmbët e një piruni.

Hidhni disa lugë reçel kajsie.

Shpërndajeni në mënyrë të barabartë brenda bazës.

Hapeni brumini që ruajtët mënjanë dhe prisni prej tij biskotat me fomën e zemrës.Trashësia duhet të jetë rreth 2-3 mm.

Dekoroni sipërfaqen e tartës me biskotat në formë zemre.

Piqeni ëmbëlsirën në 180°C për rreth 35 minuta.

Pasi të ketë kaluar koha e gatimit, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

/agroweb.org