“Faleminderit” dhe “Ju lutem”, çelësi i lumturisë për fëmijët. Ja arsyeja

37

Kur prindërit i mësojnë fëmijët të jenë të sjellshëm dhe të thonë “Faleminderit”, “Ju lutem,” dhe fajlë te tjera të zakonshmedhe me edukatë, nuk është gabim të supozoni se ata thjesht u mësojnë atyre sjellje të mira. Por, me siguri nuk keni menduar se ata po mësonin sekretin e lumturisë së përhershme.

Shprehja e mirënjohjes ka përfitime psikologjike të shëndetit.

Mirënjohja i ndihmon njerëzit të ndiejnë emocione më pozitive, të shijojnë përvoja të mira dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre. Sipas studimeve njerëzit që praktikonin mirënjohjen ishin më optimistë, ndiheshin më mirë për jetën e tyre dhe gjithashtu ushtroheshin më shumë sesa ata që përqendroheshin në gjërat negative, duke nënkuptuar që praktikimi i mirënjohjes ndikoi në mënyrën pozitive të mendimit të tyre.

Ndihmon në zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve.

Mësimi i fëmijëve tuaj të jenë mirënjohës dhe të shprehin mirënjohje në jetën e tyre do t’i ndihmojë ata të ushqehen dhe të mbajnë marrëdhënie të rëndësishme me njerëzit tjerë.
Duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për njerëzit përreth jush ka përfitime shëndetësore afatgjata dhe afatshkurtra për ju dhe personin që ja drejtoni këto sjellje pozitive. Kjo do të thotë që mirënjohja është shumë e rëndësishme për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në planin afatgjatë.

Praktikimi i mirësjelljes dhe mirënjohjes që në moshë të re ndihmon në krijimin e një karakteri të fortë.

Sipas specialistëve në zhvillimin e fëmijëve, mosha më e mirë për të filluar mësimin e një sjelljeje të fëmijëve është midis 2 dhe 7 vjeç. Gjatë kësaj kohe, formohet “faza intuitive inteligjente” dhe fëmijët fillojnë të kuptojnë në mënyrë progresive vlerën e vërtetë të respektit, empatisë dhe drejtësisë.

Këshilla dhe teknika për rritjen e fëmijëve mirënjohës

Bëhuni model: Fëmijët shikojnë nga afër se çfarë thonë prindërit e tyre dhe si e thonë atë. Kur jeni sinqerisht mirënjohës, fëmijët tuaj do të mësojnë nga kjo dhe do të kenë më shumë të ngjarë të përsërisin të njëjtën sjellje.

Flisni hapur për mirënjohjen: Diskutimi për konceptin e mirënjohjes do t’i lejojë fëmijës tuaj të ndërgjegjësohet drejtpërdrejt për rëndësinë e tij, dhe kjo do ta nxisë fëmijën tuaj të zhvillojë mirënjohje gjithashtu.