Të ardhurat nga akciza 48.1 miliardë lekë gjatë 10-mujorit

0

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor u realizuan në masën 48.1 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga akciza janë 4.2 miliardë lekë, ose 9.6 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.
Këto të ardhura bënë të ditur Financat rezultojnë 66 milionë lekë, ose 0.1 % më pak se plani i akcizës për 10 mujorin 2023.

Nga akciza për vitin 2023 programohen 59 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 programohen të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 4.6 miliardë lekë ose 7.8% më shumë se i pritshmi i vitit 2023.

Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e nivelit të akcizave për shkak të indeksimit dhe zbatimit të skemës së rritjes për duhanet, rritjen e sasive të importit, prodhimit vendas dhe konsumit të mallrave të fortë si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj, kjo edhe për shkak të rritjes shumë të madhe të fluksit të turistëve në vend, forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, reduktimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo takes, efekteve të paketës fiskale që parashikojnë rritjen e akcizës së cigareve sipas grafikut dhe indeksimin e akcizës së produkteve të tjera sipas metodologjisë në fuqi.

/ata.gov.al