BSH: Të ardhurat nga turizmi në ekonomi arritën vlerën e 1.84 miliardë eurove

0

Të ardhurat nga turizmi në ekonomi arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, në fund të vitit 2023 duke shënuar rritje në konsiderueshme nga vitet e tjera.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave regjistruan vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022.

Të dhëna konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në vendin tonë që sipas INSTAT, regjistroi shifrën e rreth 10.2 milionë shtetasve të huaj, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4.2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022.

Të dhënat finale të Bilancit të Pagesave për vitin 2023 konfirmojnë rolin gjithnjë e më të madh të turizmit në ekonominë shqiptare.

Të ardhurat nga turizmi mbuluan më shumë se 40% të deficitit tregtar në mallra të ekonomisë shqiptare. Turizmi gjithashtu dha kontributin kryesor në përmirësimin historik të ekonomisë shqiptare, me deficitin më të ulët të llogarisë korente të regjistruar ndonjëherë.

/ata.gov.al