Të dënuarit kthejnë burgun e Fierit në ‘galeri arti’, Skënderbeu dhe Nënë Tereza pikturohen në mure

90

Sapo hapet porta kryesore, shfaqet një park i gjelbëruar me piktura murale në çdo fasadë të ndërtesës. Duket si një eķspozitë arti, por në fakt është burgu i Fierit.

Fragmente Shqipërie, pas të cilave është historia njerëzore e një të dënuari në mungesë të lirisë dhe të familjes.

Aty gjen pamje qytetesh si Fieri, Vlora, Tepelena, por edhe heronjtë kombëtarë; nga Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali e të tjerë.

Të dënuarve mund t’u mungojë liria jashtë hekurave, por jo mundësia për të shfaqur aftësitë dhe talentin

Për të dënuarit duket si një qytezë e vogël. Park për fëmijët dhe familjarët e të dënuarve, bibliotekë, dhe vende kulti.