Të moshuarit marrin dozën e dytë, ja sa ka shkuar numri i vaksinimeve

72

Vijon me ritme të larta procesi i vaksinimit masiv kundër pandemisë COVID-19.

Në sheshin “Skënderbej” po vijon me ritëm të lartë procesi vaksinimit kundër COVID-19 i kategorive të përcaktuara.

Tashmë ka nisur rivaksinimi i të moshuarve në çadrën e ngritur në zemër të Tiranës.

Vaksinimi masiv ka nisur në fillim të prillit dhe qeveria ka arritur të përmbush pritshmëritë, duke arritur ende pa ardhur maji të vaksinoj mbi 408 619 persona, teksa premtimi ishte që brenda fundit të majit të arrihej vaksinimi i gjysëm milioni të popullsisë, shifër që tashmë është mëse e realizueshme.