Të punosh deri në 100 vjeç, njihuni me vlonjatin që nuk di të dorëzohet

78

Lolo Koçeri është 101 vjeçari nga Babica e Vogel e qytetit të Vlorës i cili gëzon  shëndet të plotë. Babai i 5 fëmijëve dhe gjysh i 23 nipër e mbesave, i moshuari  tregon se ka  punuar që prej moshës 14 vjeçare në blegtori, punë e cila ka vijuar deri para 1 viti. Ndërsa ka marrë pjesë në disa luftra.

I lindur në vitin 1918  në një kohë të turbullt për Shqipërinë, i moshuari nga fshati  Babicë e Vogel e qytetit të Vlorës është ende  në gjendje shumë të mirë shëndetësore.  I ulur në një stol tek dera  e shtëpisë me një bastun pranë vetes, Koceri na pret per të na treguar për jetën e tij.

Pavarsisht se ka kaluar të 100,  Lolo thotë se është ende i ri dhe se jetëgjatësia e tij ka të bëje edhe me të ushqyerin bio pa koncentrate. Ndërsa shton se ka punuar që prej moshës 14 vjeçare në  bujqësi,  punë e cila ka vijuar deri para një viti.