Dega e mësuesisë është renditur e treta në preferencat e maturantëve këtë vit. Mësuesia, jo vetëm që është ndër më të preferuarat por ka studentë këtë vit me mesatare të lartë të cilët do të bëjnë ndryshimin cilësor në sistemin arsimor.
Rreth 5 mijë mësues pritet të trajnohen dhe kualifikohen nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit për këtë kurrikul të re në arsimin parashkollor, krahas ngritjes së rrjeteve profesionale të mësuesve të parashkollorit. Ndërkohë që janë miratuar edhe standardet profesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit të arsimit parashkollor, dokument që përmban 11 standarde të rëndësishme për mësuesin.