Terminali i ri në Portin e Vlorës, shërbime më cilësore dhe të shpejta

81

Duke nisur nga ky sezon turistik, Porti i Vlorës do të ofrojë shërbime më të shpejta dhe në kushte shumë më të mira për të gjithë udhëtarët.

Ndërtimi i terminalit të ri, i cili do të vihet në funksion para nisjes së sezonit turistik, do të bëjë të mundur shtimin e kapaciteteve të përpunimit, ndërkohë që instalimi edhe i dy skanerëve për kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes në këtë pikë kufitare.

Porti i Vlorës është përcaktuar si Porti kryesor për nisjen e anijeve turistike me turistë vendas dhe të huaj, me destinacion Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.

Numri i operatorëve turistik të cilët operojnë me anije në këto destiancione ka ardhur duke u rritur, nga 8 anije që kanë operuar në vitin 2018, për këtë sezon kanë paraqitur kërkesë 13 operatorë.