Tetë këngëtaret shqiptare që mrekulluan publikun para viteve 90-të

119

1.Parashqevi Simaku është padyshim ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para.

Parashqevia asokohe komentohej shumë edhe për veshjet e saj të cilat nuk ishin parë më përpara në skenat shqiptare. Këngëtarja u largua nga Shqipëria kur ishte 25 vjeç dhe jetoi në Amerikë ku u martua dhe lindi një djalë. Kanë qarkulluar thashethemet për Parashqevin por se çfarë bëhet sot me të nuk dihet duke qenë se këngëtarja ka preferuar të qëndrojë prej vitesh larg ekranit.

2.“Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, “Këngëtarja e shekullit”, janë disa nga epitetet mëse të merituara të Nexhmije Pagarushës.

Shqipëria e Kosova është krenuar me Nexhmijen e cila ka qenë një nga femrat më të bukura të asaj kohe. Por edhe sot këngëtarja ruan një ëmbëlsi dhe hijeshi si dikur.

Nexhmija vazhdon të jetë e pranishme në ekran duke mos u ndarë kurrë nga publiku i cili e ka dashur dhe e do shumë.

3.Lindita Theodhori mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare edhe sot e kësaj dite. Koha për të duket sikur ka ndaluar edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur merrte pjesë në festivale të asaj kohë.

Lindita vazhdon të jetë aktive me këngë të reja dhe pjesëmarrje në emisione. Pak muaj më parë ajo publikoi “Cobankat” dhe “Lamtumirë”, dy këngë që u pëlqyen shumë nga publiku, transmeton Xing.al.

4.Liljana Kondakçi mbetet një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare dhe ndër këngëtaret më të bukura të viteve ’80. Liljana njihej edhe si ndër të paktat vajza që visheshin shumë bukur, sikur kishte shfletuar revistat europiane.

Ajo vazhdon të shfaqet në ekran e ftuar në emsione ku flet për kohën kur këndonte në festival dhe turet muzikore. Liljana sot është gjyshe e 3 nipërve të cilat i ka pikë të dobët.

5. Me vokalin e saj potent dhe fytyrën e ëmbël, Nertila Koka fitoi dashurinë e të gjithë shqiptarëve që në moshën 17-vjeçare kur bëri debutimin e saj të parë në Koncertin e Pranverës.

Nertila jeton prej vitesh larg Shqipërisë dhe në fotot e saj të fundit shihet qartë që ruan të njëjtën hijeshi dhe elegancë.

6.Ema Qazimi njihet si kaçurelja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga brezat.

7.E ëma e kantautorit të njohur Pirro Çakos, Luiza Papa ka qenë një nga femrat më të bukura shqiptare të viteve ’60. Luizën e përshkruajnë si vajzën që të gjithë kthenin kokën kur ajo kalonte. Ishte e bukur por dhe me shumë stil në të veshur aq sa femrat e Tiranës e kopjonin.

8.Edhe Alida Hisku mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare të viteve ’70. Ditët e sotme Alida ruan të njëjtën hijeshi si dikur, por prej shumë vitesh nuk jeton më në Shqipëri. Këngëtarja që i dhuroi publikoi knëgë shumë të bukura u përjashtua nga skena në kulmin e karrierës, një moment i vështirë për Alidën.

Këngëtarja vazhdon të shfaqet në emisione ku ka shprehur mirënjohjen për publikun i cili vazhdon t’i dëgjojë këngët e saj pavarësisht se ajo është shkëputur nga skena. /KultPlus.com