The Travel rendit 20 qytete europiane që duhen vizituar, Kukësi njëri prej tyre

288

Nuk ka asgjë më të bukur se të zgjohesh një mëngjes, në një vend ku askush nuk ju njeh, të gjesh vetën në rrugë të paeksploruara, i rrethuar nga një botë që nuk i ngjan botës suaj, shkruan në një artikull The Travel.

Portali ka rekomanduar 20 qytete europiane misterioze dhe të pazbuluara, të cilat nuk do të zhgënjejnë. Në to bën pjesë dhe qyteti verior i Shqipërisë, Kukësi, i cili renditet në vendin e 17.  Në këtë listë, vendet e Ballkanit përfaqësohen me disa qytete.

Autori e përshkruan Kukësin si një vend të vogël, me terrene të larmishme dhe vende arkeologjike. Shqipëria mund të jetë një nga vendet më të neglizhuara të Europës për udhëtarët, shkruan The Travel.

Ndërsa Shqipëria mund të jetë vendi sekret i Europës, qyteti i Kukësit është i Shqipërisë. Kjo zonë piktoreske është ideale për ata që janë të dhënë pas aktiviteteve outdoor.

I gjendur në pjesën veriore të Kukësit dhe i vendosur në Alpet shqiptare, Parku Kombëtar i Luginës Valbonës me terreni malor, burimet akullnajore dhe ujëvarat ia vlen për t’u eksploruar.

Në listën e 20 qyteteve bën pjesë edhe Prizreni. I pasur me trashëgimi kulturore dhe natyrore, Prizreni është një nga destinacionet pak të njohura. Shumë pranë tij është edhe qyteti i Rahovecit, ku gjenden shumëllojshmëri verërash artizanale. Malet që rrethojnë qytetin janë madhështore dhe falë guidave atje mund të provoni gatimet vendase. Malet e Sharrit kanë disa shtigje, të cilat janë të lehta për t’u eksploruar me ecje dhe me biçikleta.

Pjesë e listës me 20 qytete për t’u vizituar është edhe Ohri, i cili është pjesë e UNESCO-s. Liqeni i Ohrit është i njohur për ujërat e kristalta. Qyteti i Ohrit njihet si një nga qytetet më të vjetra të Ballkanit.

Më poshtë gjeni listën me 20 qytete:

Hallstatt, Austri

Modena, Itali

Tiraspol, Moldavi

Kukës, Shqipëri

Le Puy-En-Velay, Francë

Coimbra, Portugali

Prizren, Kosovë

Uppsala, Suedi

Burgas, Bullgari

Šibenik, Kroaci

Lech, Austri

Mostar, Bosnjë-Hercegovinë

Ohri, Maqedoni

Novo Mesto, Slloveni

Kutná Hora, Republika Çeke

Makarska, Kroaci

Timișoara, Rumani

Dinkelsbühl, Gjermani

Sremski Karlovci, Serbi

Havant, Angli