Thirrje e re për GrowBiz- Program unik një-vjeçar për coaching ekzekutiv të bizneseve në turizëm, bujqësi dhe përpunim

17

LinkAcross, me mbështetje financiare nga USAID, ka kënaqësinë të shpallë një thirrje të re për programin GrowBiz. Përmes GrowBiz menaxherët e bizneseve të vogla dhe të mesme nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që operojne në turizëm, bujqësi dhe përpunim do të kenë mundësinë të marrin coaching biznesi nga trajnerë me përvojë nga SHBA me qëllim krijimin dhe zbatimin e një plani rritjeje për bizneset e tyre. Programi është bashkëfinancuar nga Projekti i USAID-it për Zhvillimin Ekonomik, Menaxhimin dhe Rritjen e Sipërmarrjeve, dhe i implementuar nga organizata jofitimprurëse LinkAcross.

Thirrja për aplikime për GrowBiz është e hapur deri më 15.01.2021. Proçesi i coaching dhe programi fillon në shkurt 2021 dhe zgjat deri në dhjetor 2021. Më shumë informacion dhe formularin e aplikimit mund ta gjeni në www.growbiz.al ose mund të kontaktoni [email protected].

GrowBiz do të ndihmojë menaxherët, përmes proçesit të coaching, për të krijuar dhe zbatuar një plan biznesi konkret për rritje. Si pjesë e progamit, do të sigurohet një mbikëqyrje e marketingut dixhital dhe, varësisht nga nevojat e klientit, mundësi për të krijuar një video promovuese profesionale 3-minutëshe. Sëfundi, bizneset do të kenë akses në internet për trajnime të personalizuara biznesi të krijuara për pjesëmarrësit në GrowBiz.

Vlera e tregut e coaching në biznes, trajnimeve dhe mbështetjes në marketing tejkalon 5000 Euro. Për shkak se GrowBiz është bashkëfinancuar nga USAID, tarifa e pjesëmarrjes në këtë program është 360 Euro për bizneset e vogla dhe 540 euro për bizneset e mesme. Prandaj programi është i kufizuar në 25 biznese nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

LinkAcross fton të gjithë pjesëmarrësit potencial në një event online, me 9 Dhjetor, ora 15:00. Në këtë event, disa nga ekspertët të cilët do të jenë coach biznesi përmes GrowBiz, do të flasin në lidhje me rëndësinë e coaching në biznes dhe si funksionon programi. Për më shumë informacion dhe regjistrim vizitoni www.growbiz.al.

LinkAcross operon në rajon prej më shumë se 10 vitesh dhe kontribuon në mënyrë aktive në rritjen ekonomike në rajon përmes projekteve të tilla. Gjatë pesë viteve të fundit, LinkAcross ka implementuar pesë cikle të projektit “Biznesi i Udhëhequr nga Vlerat”, i cili ka fokus bizneset mikro dhe të vogla, duke i ndihmuar ata në të gjitha fushat e nisjes dhe menaxhimit të biznesit. LinkAcross është anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me partnerë privatë, qeveritarë dhe jo-qeveritarë me qëllim zhvillimin dhe transformimin pozitiv të rajonit.