Thirrje: “Mediterranea 18” – Bienalja e artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës

314

Kjo Bienale sjell së bashku rreth 230 artistë nga Mesdheu dhe  Europa.

Me një histori që nis qysh nga viti 1985, Bienalja mbahet çdo dy vjet në qytete të ndryshme në zonën e Mesdheut, ndërsa  në qendër të saj janë artistët dhe krijuesit e rinj.

Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit – artistët vizualë, regjisorë, shkrimtarë, artistë, muzikantë dhe dizajn nga mosha 18 deri në 34 vjeç (të lindur nga 1 janari 1982). Nuk ka tarifa për dorëzimin e materialeve dhe thirrja është e hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, feje, dallime sociale apo bindje politike. Megjithatë, artistët që kanë marrë pjesë në më shumë se një edicion të mëparshëm nuk mund të aplikojnë.  Prioritet do t’u jepet të gjithë artistëve që nuk kanë qenë kurrë pjesë e Bienales.

Artistët e përzgjedhur do të qëndrojnë në Tiranë dhe Durrës nga data 4 maj deri më 9 maj 2017. Gjatë këtyre ditëve veprat dhe punët e tyre do të shfaqen në vende të veçanta të dy qyteteve, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 maj 2017.

Afati i fundit për aplikim është data 15 janar 2017  (mesnatë sipas orës-kohës italiane CEST). Vetëm për aplikantët nga Turqia afati i fundit i aplikimit është data 30 dhjetor 2016.

Emrat e artistëve të përzgjedhur  do të publikohen në faqen e internetit të Bjcem.

Rrjeti BJCEM dhe Ministria e Kulturës shpallin lancimin e Bienales e 18-të së Mesdheut për Artistët e Rinj, një event internacional dhe multidisiplinar, që do të zhvillohet në Tiranë dhe Durrës, nga 4 deri më 9 Maj 2017. Ekspozitat do të jenë të hapura për publikun deri më 28 Maj 2017. Bienalja do të sjell sëbashku në Shqipëri rreth 230 artistë nga vendet Euro-Mesdhetare.