Tirana në dhjetorin magjik të festave

18

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mikpritur festat e fundvitit.

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur atmosfera, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

Qyteti i Tiranës është zbukuruar nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.

/ata.gov.al