Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024

11

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi mëngjesin e sotëm dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024.

Kështu, MAS shpalli datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Gjuha e Huaj jepet provim më 3 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më 10 qershor, Matematikë 18 qershor dhe provimi me zgjedhje më 24 qershor. Po më 24 qershor jepet provimi teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore profesionale.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin janar 2024.
/ata.gov.al