Tiranë/ Hapet qendra laboratorike e inovacionit për fëmijët, sjell kurrikulat e kodimit dhe robotikës

158

Një qendër e re laboratorike e inovacionit ka marrë jetë në Tiranë, ku fëmijët e kryeqytetit mund të mësojnë kurrikulat më të avancuara ndërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematike

ICTSlab nisi zyrtarisht në shtator rrugëtimin inovativ me fëmijët 7-14 vjeç dhe vjen si një fryt i eksperiencës disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia.

Hapja e dyerve të ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Vënia në praktikë e këtyre njohurive me metodologjitë më moderne të mësimdhënies, do të ndihmojë fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, nxitjen e të menduarit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip dhe eksplorimet artistike me mjetet më të mira dixhitale.