Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rrugës së Zallit në Selitë, duke zgjidhur problemet disa vjeçare për 20 mijë banorët e zonës. Veç shtrimit në këtë rrugë do të ndërhyhet edhe për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha dhe në sinjalistikë.
Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se investimi integron këtë pjesë informale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit përsa i përket infrastrukturës.
Gjithashtu, z.Veliaj i ka bërë thirrje dhe banorëve që të jenë bashkëpunues me Bashkinë, në mënyrë që investimi që po bëhet të jetë brenda gjithë parametrave të kërkuara.