Në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në zonat periferike të kryeqytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, inspektoi rrugën e re që lidh Farkën me zonën urbane, e cila u vjen në ndihmë 1500 banorëve të kësaj zone.
Rruga e re ka trotuarë, kanalizimet e ujërave të bardha, si dhe është pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale.