Tiranë, përfundon ndërtimi i 3 rrugëve që lidhin Shkozës me Porcelanin

514

Brenda 6 muajve, Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Shkozës, Rr. “Disha”, Rr. “Thoma Nasi” dhe Rr. “Fransua Pukvil”, të cilat lidhin Njësinë 3 me Njësinë 1, duke ofruar një rrjet tërësisht të ri kanalizimesh dhe standarde më të mira për banorët.

Krahas ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, në të dy anët e rrugës janë ndërtuar mure dekorativë, si dhe është vendosur sistemi i ndriçimit. Kreu i bashkisë theksoi se punimet e realizuara do të rrisin vlerën e pronës së banorëve.