Tiranë, rehabilitohet rruga për në fshatin Dritas

288

Ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës për në fshatin Dritas në njësinë administrative të Zall-Herrit, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve që ishin të detyruar të kalonin përmes gropave dhe baltës duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë rrugë.

Mjetet e rënda dhe punonjësit po hedhin edhe shtresat e para të asfaltit duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë.

Kjo rrugë jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, por në të njëjtën kohë do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me tregjet e Tiranës.