Tiranë, rritet interesi i qytetarëve për biçikletat

22

Korsitë e reja të biçikletave në kryeqytet kanë rritur interesin e qytetarëve për të përdorur këtë mjet ekologjik të lëvizjes.

Politikat e Bashkisë së Tiranës për të nxitur përdorimin e biçikletës, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme korsitë e dedikuara jo vetëm në rrugët kryesore të Tiranës, duket se ka pasur efekt mëse pozitiv.

Në rrugët e Tiranës shihet që shumë qytetarë i janë rikthyer traditës së vjetër për të përdorur biçikletën.

Qytetarët vlerësojnë këto investime të bashkisë ndërsa shprehen se udhëtimi me biçikletë jo vetëm nuk kushton, por edhe mban trupin në formë, është më i sigurt dhe krijon lirshmëri lëvizje.