Tiranë/ Shkollat si qendër komunitare, palestra tek “Dëshmorët e Lirisë” hapur edhe pasdite

249

Pas orarit të mësimit, nxënësit dhe të rinjtë e njësisë 5 mund të merren me aktivitete fizike e sportive në mjediset e rikonstruktuara të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”.

Si vijim i nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, Bashkia e Tiranës çeli dyert e palestrës së re të shkollës, duke ftuar jo vetëm nxënësit e saj, por edhe të rinjtë e njësisë, të merren me sport, si mënyra më e mirë për të patur një jetë më të shëndetshme.

palestra e rikonstruktuar e shkollës është një ftesë për çdo të ri dhe re që të heqë dorë nga jeta sedentare dhe të merret me aktivitete sportive.