Kinostudio, përfundon ndërtimi i rrugës e cila shërben për 5 mijë banorë

352

Pas ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit pak muaj më parë, rreth 5 mijë banorët që jetojnë në Rr. “Kahreman Ylli” në Kinostudio, tashmë kanë edhe një infrastrukturë moderne urbane.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin nga e para të rrugës “Kahreman Ylli” dhe të segmentit që e lidh atë me rrugën “Hysen Xhura”.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se rruga ofron standardet e nevojshme jo vetëm në sinjalistikë, por edhe në jetëgjatësinë e saj, pasi më parë janë kryer të gjitha punimet nëntokësore.