Tjetër sukses për filmin shqiptar “Delegacioni”, vlerësohet me çmim në Festivalin e Filmit Frankofon

75

Filmi shqiptar “Delegacioni” i regjizorit Bujar Limani e me skenar të Artan Minarollit është vlerësuar me Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Frankofon të zhvilluar në Romë nga data 7-14 mars.

Në Frakofilm Festival 2019 i organizuar nga Instituti i Kulturës franceze e nga Ambasada Franceze në Romë në bashkëpunim 84  përfaqësitë diplomatike të Organizatës Ndërkombëtare të frankofonisë,  konkurruan filma nga vende të ndryshme të botës si Shqipëri, Rumani, Bullgari, Francë, Belgjikë, Armeni, Kanada, Luksemburg, Marok, Tunizi, Zvicër, Mali e Bregu i Fildishtë.

Sivjet juria e edicionit të 10 të këtij Festivali vlerësoj filmin shqiptar “Delegacioni ” me Cmimin e Madh ndërsa cmimin e publikut e fitoj filmi “One step behind the seraphim” i regjisorit rumun Daniel Sandu.

Presidenti i jurisë gazetari Romanio Milani motivoj vlerësimin e filmit shqiptar si një histori unike e trajtuar me mjeshtëri nga regjia e nga interpretimi ekzemplarë i të gjithë aktorëve pjesëmarrës.

“Nisur nga një paradoks, një intelektual dezident duhet të dëshmoj para Komisionit Europian mbi respektimin e të drejtave të njeriut në favor të regjimit komunist, i cili e mban mbyllur prej vitesh në burg, shprehet  për këtë film juria e Festivalit gjatë vlerësimit të saj, skenari përqendrohet në një klimë ideologjike e sociale ku sistemi në vitin 1990 ka zëvendësuar vetëm sipërfaqësisht diktaturën. Preteksti provokues zhvillohet gjithnjë e në rritje falë një regjie të kujdesur e të matur. E papritshme dhe eksplozive është skena finale e filmit që politikisht i lë të gjithë në mes të rrugës. Ekzemplarë interpretimi i aktorëve kryesorë e jo protagonistë.”

Në filmin ”Delegacioni” me regji të Bujar Limanit e skenar të Artan Minarollit interpretojnë aktorët e njohur shqiptarë Viktor Zhysti, Ndricim Xhepa, Xhevdet Ferri etj.

Në edicionin e 10 të Frankofilm Festivalit në Romë konkurruan 15 filma nga 13 vende të botës.

Një muaj më parë, po në Itali në Festivalin e filmit të Triestes, ky film u vlerësua me cmimin “Trieste” si filmi më i mirë me metrazh të gjatë.