Togerja shqiptare diplomohet në Akademinë Mbretërore të Britanisë së Madhe

20

Togerja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Jonida Prifti pas një kursi intensiv 12-mujor, u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar, në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurst-it (RMAS).

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka uruar togeren e re, duke theksuar se Akademia Ushtarake Mbretërore e Sandhurstit është një institucion prestigjioz ushtarak ku diplomohen oficerët e rinj të Ushtrisë Britanike si edhe një numër i konsiderueshëm kadetësh të huaj të ftuar nga vendet partnere dhe aleate.

Akademia Ushtarake Mbretërore e Sandhurstit është një institucion prestigjioz ushtarak ku diplomohen oficerët e rinj të Ushtrisë Britanike si edhe një numër i konsiderueshëm kadetësh të huaj të ftuar nga vendet partnere dhe aleate. Në këtë institucion oficerët e rinj stërviten në marrjen e përgjegjësive të drejtim-kontrollit dhe komandimit. Kursi i formimit të oficerëve në RMAS mbulon gjerësisht lëndët ushtarake, ato praktike dhe akademike si edhe promovon një nivel të jashtëzakonshëm stërvitjeje individuale dhe asaj në grup.