Tradita e bukur, Islanda dhuron libra për Krishtlindje

30

Çdo vit, para festave, Islanda, një prej tregjeve me të vogla të librave në botë, feston Jolabokaflod-in, tekstualisht, “Lumi i librave të Krishtlindjes” në islandisht.

Nëpër librari ose supermarkete, në stenda paraqiten me qindra tituj të rinj me çmime të ulëta.

Sipas Shoqatës Islandeze të Botuesve, afërsisht shtatë islandezë në dhjetë blejnë një ose më shumë libra si dhurata Krishtlindjeje. Ata i përzgjedhin librat e tyre në katalogun “Bokatidindi”.

I shpërndarë nëpër të gjitha kutitë postare të vendit, katalogu prej 80 faqesh propozon romane, poema për të rinjtë.

Edicioni i tij për vitin 2019, paraqet 842 publikime të reja.