Trajnim në Itali për përfaqësues të Agjencive të Zonave të Mbrojtura

72

Projekti “NaturAl” vazhdon me mbështetjen konkrete për stafet dhe punonjësit e Agjencive Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, për të rritur kapacitetet me anë të trajnimeve, vizitave studimore etj.

Në kuadër të Programit për shpëtimin e kafshëve të egra, të iniciuar dhe mbështetur nga projekti “NaturAl”, përfaqësues të Agjencive Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Shkodër, Fier dhe Vlorë janë bërë pjesë e një trajnimi një javor në Itali, gjatë të cilit do të takohen me Grupin e Karabinierëve “CITIES”, si një strukturë e cila ka një ekspertizë të madhe lidhur me këtë fushë.