Transformim i aksit Elbasan-Qafë Thanë, do zgjerohet në katër korsi

30

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet. Një investim i shumëpritur që do të rrisë sigurinë rrugore dhe lehtësoj qarkullimin e automjeteve.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit 8. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj.

Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike.