Transplantet, organet e printuara 3D mund të jenë kufiri i ri në mjekësi

4

E ardhmja e transplanteve mund të lidhet me një teknologji shumë të ngjashme me printimin 3D. Një ekip mjekësh, në bashkëpunim me një kompani të specializuar në mjekësinë rigjeneruese kanë kryer një transplant të një veshi të bërë me këtë teknikë që quhet mikrotia.

Mikrotia është një keqformim kongjenital i veshit të jashtëm që përfshin mungesën e pjesshme ose totale të një ose dy veshëve. Zakonisht trajtohet me implantimin e një veshi të bërë nga materiali sintetik ose indi biologjik i marrë nga kafazi i kraharorit të pacientit. Por sot ka një kufi të ri.

Teknika e re përfshin marrjen e qelizave nga indi i veshit të pacientit dhe shumëzimin e tyre në një mjedis normal. Materiali i përftuar në këtë mënyrë përdoret si rrëshirë në një printer 3D, i cili krijon veshin në bazë të një projekti normal tredimensional.

Implanti do të rigjenerojë kërcin si në indet normale dhe për këtë arsye është i destinuar të zgjasë një jetë. Teknologjia quhet 3DBio , e cila ka publikuar shumë pak detaje si për ndërhyrjen ashtu edhe për provat klinike të kryera deri më sot.

Kompania pret që të zhvillojë më tej produktin e saj dhe brenda pak vitesh, të jetë në gjendje të printojë disqe ndërvertebrale, hundë, menisqe, dhe inde të gjirit. Dhe nuk përjashton, në planin afatgjatë, mundësinë e krijimit të organeve të tëra si mëlçia, veshkat apo pankreasi, të afta për të shpëtuar jetën e njerëzve.

/businessmag.al