Tre receta për detoksikimin e trupit pas festave

378

Detoksi është një proces gjatë të cilit trupi i njeriut në thelb nxjerr nga trupi lëndët toksike dhe substanca të tjera të dëmshme për të. I gjithë ky proces me të vërtetë mund të ju ndihmojë nëse ju jeni mbipeshë dhe jeni të gatshëm të bëni një dietë.

Ne ju inkurajojmë që të provoni këtë formë për detoksifikimin e trupit pasi keni konsumuar ushqime me shumë kalori për festa.

Limon dhe xhinxherl

Kjo pije e mahnitshme është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur – çfarë ju duhet është limoni dhe xhenxhefil.

Për ta përgatitur atë përzihet limon me ujë, grini xhenxhefil mbi gotë dhe ju jeni gati për ta shijuar!

Xhinxher ndihmon për të filluar fuqishëm metabolizmin e njeriut, ndërsa limoni përbën një detoxifikues natyrore. Pini këtë pije detoks jo më shumë se 30 minuta para mëngjesin tuaj. Ju patjetër do të ndjeheni të rifreskuar dhe të gatshëm për të nisur ditën tuaj!

Mollë me selino

Nëse ju doni të filloni mëngjesin tuaj me një trajtim të plotë të vitaminave dhe mineraleve të shëndetshme, provoni këtë përzierje të bukur të karotës (ajo i jep ngjyrën portokalli), mollë, selino dhe limes.
Kur është fjala për mollët, zgjidhni mollët jeshile. Për të përgatitur këtë pije, nevojiten dy mollë, dy karota,një kërcell i vetëm e selino, dhe jo më shumë se pesë limes vogla. Të gjithë përbërësit frulohen në blender dhe pija juaj është gati për tu shijuar.

Çaji jeshil

Nuk mund të ketë një dietë të mirë detox pa çaj jeshil. Çaji jeshil ka antioksidantë të shumtë të cilët trupi juaj përdor për të luftuar toksina si dhe disa sëmundje. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për t’ju shmangur kësaj pije! Gjithashtu, çaji jeshil garanton humbjen e peshës, ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabet tip II, Alzheimer dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Burimi: Opinion.al