Sipas raportit të INSTAT, për muajin prill 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 30,0%, Turqia me 8,0%, Kina me 7,2% dhe Gjermania me 7,0 %.
Gjatë katërmujorit të parë 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 31,8%, Turqia me 7,7%, Greqia me 7,1% dhe Kina me 7,1%.
Sipas INSTAT, në muajin prill 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me muajin Prill 2020 janë, Italia me 133,3%, Turqia me 118,1% dhe Kina me 108,9%.